“Nuk habitem. Sa herë që njeriu ka futur në mënyrë aksidentale ose të vetëdijshme disa kafshë në ishujt oqeanike, ka pasur një impakt katastrofik”, është mendimi i studiuesit Eric Woeler, mbi një nga vendimet më fatkeqe të viteve të fundit në fushën e zoologjisë.

Në 2012, studiues australianë futën në ishullin Maria, i madh rreth 116 kilometra katrorë,  28 ekzemplarë të djallit tasmanian. Qëllimi ishte shpëtimi i kësaj specie të rrezikuar, që disa vite më parë cilësohej madje si e zhdukur përgjithmonë, edhe për shkak të një tumori që prekte specien në fytyrë.   

Gjitarët u monitoruan në mënyrë të rreptë dhe u ambientuan mirë me ishullin, duke u shumuar nga 28 në 100, në vitin 2016. Por ishullit Maria nuk iu shtua diversiteti i faunës, madje vendimi për transferimi i “djajve”, përfaqësoi një dënim me vdekje për shumë specie lokale.

Fatin më të rëndë e pësuan pinguinët e vegjël, karakteristikë të zonës, që praktikisht u zhdukën, sepse djajtë tasmanianë kanë aftësi të theksuara për të gërmuar tokën, duke arritur thjeshtësisht te vezët e pinguinëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pinguinët nuk janë të vetmet viktima. Edhe speciet e tjera si patat e Barrenit që ndodhen aty, dhe që tradicionalisht depozitojnë vezët në tokë, tentuan të mbijetonin duke i ngrohur mbi pemë, por pa sukses. Rreth 6 mijë prej tyre u zhdukën.