Një burrë në Australi pati goditjen e tij të fatit pasi me një detektor metalesh zbuloi një gur 4.6 kg që në brendësi të tij kishte ar me vlerë 160 mijë dollarë.

Fatlumi i cili nuk do që të intentifikohet e gjeti ‘shkëmbin’ e artë gjatë një kërkimi amator në fushat e Victoria, e cila ka qenë një rajon i pushtuar nga ethet e arit në vitet 1800.

Darren Kamp, personi që vlerësoi mostrën u shpreh se nuk kishte parë një gur kaq të madh të artë në 43 vite karrierë.

Ai u shpreh se kur personi që e gjeti hyri në dyqanin e tij pyeti nëse guri kishte ndonjë vlerë dhe kur mësoi se kishte gjetur një pasuri të vërtetë shpërtheu në lot pasi brenda tij kishte plotë 2.6 kg ar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";