Një kryebashkiak brazilian dhe një anëtar i këshillit bashkiak vendosën që mosmarrëveshjet e tyre politike t’i zgjidhnin me një dyluftim në artet marciale mikse.
39-vjeçari Simao Peixoto, kreu i Bashkisë së Borbës, u përball në ring me 45-vjeçarin Erineu Alvas Da Silva, ditën e dielë.
Ndeshja që zgjati 13 minuta u transmetua drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ndërkohë që salla ishte e mbushur plot me tifozë.
Fituesi i përballjes së veçantë ishte kryebashkiaku, i cili e rrëzoi kundërshtarin e tij në raundin e tretë.
Sherri mes dy politikanëve nisi pasi këshilltari kritikoi kryebashkiakun për menaxhimin e një parku ujor të qytetit dhe i kërkoi që të ndesheshin, me anë të një videoje të postuar në muajin shtator. Peixoto u përgjigj në Facebook, duke shkruar: “Nuk jam një luftëtar rruge, jam kryebashkiaku i Borbës. Por, nëse ai kërkon që të ndeshjet, unë jam gati”.