Resortet e skive janë mbyllur në Francë për shkak të masave anti-covid, por Chanel rikrijoi një resort të vërtetë dimëror, teksa prezantoi koleksionin e ri vjeshtë-dimër 2021, me pellush të gjatë e çizme të ngrohta, edhe në veshjet e mbrëmjes.

Shtëpia franceze e modës, e njohur si francezja e luksit, ndryshe nga rivalët e fushës, e prezantuan koleksionin e ri përmes një filmi, të transmetuar me rastin e Javës së Modës në Paris, me xhirimet e realizuara në zemër të kryeqytetit francez.

Chanel zgjodhi rrugët e Parisit për të prezantuar një koleksion të guximshëm, ku kryeson e bardha dhe e zeza, por edhe ngjyrat, pas tyre zgjodhi një kështjellë e një klub nate, me një miksim stilesh dhe copash.

Fustanet dhe kostumet që Chanel ofron janë një kontrast i tradicionales së këtij brendi dhe aktualitetit, një përzierje e dy influencave: triko të trasha e fundi me temina, dhe Parisit shik të viteve ’70 me ditët e sotme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";