
Pacienti që ka qëndruar më gjatë në spital si pasojë e Covid-19 në Britani e kaloi Krishtlindjen e tretë larg familjes së tij, por vëllai i tij binjak ende shpreson se do të kthehet në shtëpi këtë vit.
Steve Laviniere, 59 vjeç dhe vëllai i tij binjak Bobby, të dy DJ të njohur të muzikës në Londër, u infektuan me virusin në mars 2020 pasi luajtën një koncert në Madrid dhe u vendosën në respirtatorë.
Ndërsa Bobby u hoq nga respiratori pas shtatë ditësh dhe iu deshën dy muaj për t’u shëruar nga virusi, Steve pësoi dështim të shumëfishtë të organeve dhe inflamacion të trurit dhe mbetet në spital. Ai nuk është në gjendje të ecë dhe duhet të ushqehet përmes një tubi.
Pavarësisht se Steve ka kaluar gati tre vjet në spital dhe ka kërkuar kujdes gjatë gjithë kohës, Bobby thotë se qëndrueshmëria e vëllait të tij është një ‘mrekulli’ dhe se ‘çdo gjë po ecën në drejtimin e duhur’.
DJ u fut në koma, e shkaktuar nga një gjendje të rrallë neurologjike e quajtur Leukoencefaliti hemorragjik akut (AHLE). Bobby pretendon se njerëzit me AHLE ‘normalisht nuk mbijetojnë një javë’ dhe beson se është një ‘mrekulli’ që vëllai i tij është ende gjallë.