Një krokodil femër ka ngelur shtatzënë vetë, duke u bërë rasti i parë i “lindjes së virgjër” mes krokodilëve.

Krokodili,që ndodhet në një kopsht zoologjik në Kosta Rikë, ka krijuar një fetus 99,9% të ngjashëm me veten. Kjo gjë ka ndodhur pavarësisht se ky krokodil ka jetuar larg krokodilëve të tjerë gjatë gjithë kohës.

Më parë, shkencëtarët kanë gjetur raste të “lindjeve të virgjëra” te shpendët, peshqit dhe zvarranikët e tjerë, por kurrë te krokodilët.

Sipas shkencëtarëve, kjo karakteristikë mund të ketë kaluar te krokodilët nga paraardhësit e tyre në zinxhirin e evolucionit, që mund të përfshijë dhe dinozaurët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";