Linja e re e kukullave Barbie është bërë nga plastika që do të mbeteshin si mbeturina në oqean.

Koleksioni “Barbie Loves the Ocean”, i cili ka një temë verore, vjen me tre kukulla dhe elemente të tjera shtesë dhe vjen si bashkëpunim i kompanisë së lodrave me kompaninë e riciklimit të plastikës “Envision Plastics”.

“Ne po bëjmë  pjesën tonë në mbrojtjen e planetit dhe promovimin e një sjelljeje të mirë, që ndoshta do shërbejë si shembull edhe për gjeneratat që do përdorin këto kukulla.”, tha Lisa McKnight, drejtuesja globale e kompanisë 76-vjeçare Barbie dhe Dolls.

Kompania u zotua të përdorë 100% materiale plastike të ricikluara ose të riciklueshme në të gjithë produktet dhe paketimet e saj deri në 2030-ën dhe inkurajoi konsumatorët të sjellin lodrat e tyre të vjetra, në mënyrë që kompania t’i ripërdorë për produktet e ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të rritur edhe më tej ndikimin pro mjedisit, kompania do të shfaqë dhe kukullat e reja me një video të quajtur: “Barbie Shares How We can All Protect the Planet”.