Kulla e rekordeve, do të kushtojë sa buxheti i Shqipërisë dhe është më e lartë se mali i Dajtit

Arabia Saudite po synon të ndërtojë një qiellgërvishtës gjigant, i cili nëse do të realizohej do të ishte struktura më e madhe e krijuar ndonjëherë nga njeriu në të gjitha kohërat.

“The Sun” shkruan se planet janë për ndërtimin e një kulle 2 mijë metra të lartë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad. Nëse do të bënim një krahasim, kjo kullë do të ishte edhe 400 metra më e lartë se mali i Dajtit.

Kjo struktura është parashikuar të kushtojë rreth 5 miliardë dollarë, gati sa buxheti i Shqipërisë. Kjo godinë do të “eklipsonte” të gjitha godinat e tjera të larta në botë, pasi do të ishte rreth 1200 metra më e lartë se Burj Khalifa i Dubait, që është edhe ndërtesa më e lartë në botë.

Tetë kompani janë ftuar të marrin pjesë në garën për projektin që do të drejtohet nga Fondi i Investimeve Publike (PIF), që merret me projektet e mëdha në Arabinë Saudite dhe drejtohet nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";