Kur hajdutët të lenë vetëm timonin e makinës

Një çift në Britaninë e Madhe mbeti pa fjalë, ndërsa doli në mëngjes nga shtëpia dhe e gjetën makinën e tyre të çmontuar nga grabitësit.

Hajdutët duhet të kenë qenë profesionistë pasi nuk kishin lënë gjë pa rrëmbyer nga Mercedesi 18 mijë eurosh duke filluar nga gomat, sediljet, dyert, kofanon dhe madje dhe rripin e sigurimit.

Biznesmeni 56 vjeçar Paul Hampton doli menjëherë nga shtëpia, pasi fqinji e mori në telefon dhe i tha që t’i hidhte sy makinës. Ai mendoj se ja kishin vjedhur, por më pas e gjeti Mercedesin e tij C-Class AMG “të rrjepur” nga të gjitha aksesorët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";