Pamje befasuese vijnë nga një park në Tanzani ku shfaqet një luaneshë që shoqëron një bizon të vogël për te kopeja e tij. Një veprim ky që një ekspert i kafshëve të egra e përshkroi si një akt dashurie.

Faqja zyrtare e Parqeve Kombëtare të Tanzanisë në Twitter e postoi videon të hënën, ku shihet luanesha duke ecur krah për krah me bizonin sa gjysma e madhësisë së saj, deri sa bashkohet me nënën e tij.

Sipas Pascal Shelutete, zëdhënësit të Autoritetit të Parqeve Kombëtare të Tanzanisë kjo ngjarje tregoi se instinktet e nënës së luaneshës ishin më të forta se instinktet e saj natyrore grabitqare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";