Kur ndarja kushton shumë, divorcet më të shtrenjta në histori
By
Miliarderi Bill Gates njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e tij, Melinda Gates. Çifti pritet të ndajnë një pasuri marramendëse prej 130 milionë dollarësh.
Sidoqoftë, deri kur ndarja e pasurisë të finalizohet, tani për tani, këto janë disa nga divorcet më të shtrenjtë në histori.
Divorci i bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin dhe ish-bashkëshortes së tij Anne Wojcicki nuk u bë asnjëherë publik. Por e sigurtë është që Anne përfitoi një shumë me nëntë zero. Miliarderi Bill Gates njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e tij, Melinda Gates. Çifti pritet të ndajnë një pasuri marramendëse prej 130 milionë dollarësh.Pas një beteje ligjore gjashtë vjetore, miliarderi rus Dmitry Rybolovlev u urdhërua nga gjykatat zvicerane t’i jepte ish bashkëshortes 4.5 miliardë dollarë.Kur Jocelyn Wildenstein, e njohur në New York për operacionet plastike, u divorcua nga Alec Wildenstein, tregtar veprash arti, përfitoi plot 2.5 miliardë dollarë nga ndarja. Sipas tabloidëve amerikanë, ajo gjithashtu u pagua 100 milionë dollarë për 13 vitet në vijim.Steve Wynn, i angazhuar në biznesin e kazinove, u martua me Elainen, dy herë, nga 1963 deri më 1986 dhe nga 1991 deri më 2010. Hollësirat e divorcit u mbajtën të fshehta, por përflitet për $1 miliardë.Harold Hamm, manjat i karburanteve, i dha ish bashkëshortes së tij, Sue Ann Arnall 975 milionë dollarë pas ndarjes.Mel Gibson u divorcua nga bashkëshortja e tij Robyn Moore Gibson, në vitin 2006 dhe i pagoi asaj 425 milionë dollarë.Divorci i Michael Jordan nga Juanita Jordan në i kushtoi atij rreth 168 milionë dollarë.Ndarja e Roman Abramovich dhe Irina Malandina kushtoi plot 300 milionë dollarë.James Cameron dhe Linda Hamilton u ndanë me një divorc prej 50 milionë dollarësh.Divorci më i përfolur në botën sportive është ai i Tiger Woods. Golfisti amerikan pagoi për divorcin e tij me Elin Nordegren 110 milionë dollarë.Divorci i Kim Kardashian dhe reperit Kaney West, është cilësuar si një nga divorcet më të shtrenjta dhe padyshim më të bujshme në histori.