Larg Shtëpisë së Bardhë por pranë familjes, Ivanka Trump në parkun e aligatorëve

Ivanka Trump, e bija e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, e kaluan pasditen e së dielës me tre fëmijët e tyre në Everglades Holiday Park në Floridan Jugore.

Parku i aligatorëve ndodhet rreth një orë larg nga apartamenti i tyre luksoz në Miami, në një nga ndërtesat më të kërkuara të qytetit para oqeanit.

Ish-këshilltarët presidencialë dhe fëmijët e tyre u fotografuan duke shëtitur në park, përpara se të hipnin në bordin e një anijeje për një tur privat.

Ivanka dhe Jared u larguan nga Uashingtoni pas humbjes së Trump në zgjedhjet presidenciale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";