Larja e tapeteve, trendi i ri i TikTok dhe Youtube

Interneti vazhdon të na befasojë, por edhe të na argëtojë. Çdo postim paksa i çmendur apo edhe i çuditshëm që publikohet në web bëhet menjëherë viral. Disa vjet më parë, gjëja e re e çuditshme që pushtoi YouTube ishin videot ASMR që bënë bujë menjëherë pasi krijuan një ndjenjë ngrohtësie dhe relaksi.

Trendi i ri aktualisht është pastrimin e tapeteve. Disa nga këto videot e pastrimit të tapeteve ASMR të TikTok kanë shikime mbi 39 milionë. Por edhe ato më të voglat kanë qindra mijëra shikime dhe shumë komente.

Revista tregtare Cleanfax shkruan se “TikTok u paguan krijuesve midis 2 dhe 4 cent për 1000 shikime, këto kompani fitojnë lehtësisht nga 20 deri në 1600 dollarë në një video të vetme ASMR që ndoshta u merr vetëm disa minuta kohë”. Shumë kompani të specializuara në pastrimin e kanë gjetur në këto video zgjidhjen për të bërë emër ndërkombëtarisht.

Disa video janë bërë për të ulur nivelin e ankthit, i cili është një nga problemet psikologjike më të përhapura sot në botë dhe të stresit, ndërsa të tjera madje premtojnë të ndihmojnë ata që vuajnë nga pagjumësia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gurutë e ASMR japin më të mirën e tyre me seanca që zgjasin dhjetëra e dhjetëra minuta në video. Video që në vetëm pak vite janë dyfishuar, duke shkuar nga rreth 5 milionë në 2017 në 11 milionë në 2018. Kjo do të thotë se qindra video të reja ASMR prodhohen çdo orë në mbarë botën.