
Një foshnjë amerikane, që lindi pas vetëm 21 javësh, është certifikuar si bebi më i parakohshëm që ka arritur të mbijetojë.
Curtis Means lindi në Alabama të SHBA-së, vitin e kaluar, me një peshë prej 420 gramësh. Tani, Libri i Rekordeve Guinness ka konfirmuar se djaloshi, i cili sot është 16 muajsh, ka vendosur rekordin e ri.
I vogli ka lindur pothuajse 19 javë përpara kohe, së bashku me binjaken e tij, e cila vdiq një ditë më vonë.
Mjekët i dhanë foshnjës vetëm 1% mundësi shpëtimi, por Curtis mbijetoi falë terapisë intensive dhe doli nga spitali 275 ditë pas lindjes.
Terapistët e ndihmuan bebin që të mësonte frymëmarrjen dhe se si të ushqehej. Curtis ende ka nevojë për oksigjen dhe një tub për ushqyerje, por doktorët thonë se gëzon shëndet të plotë.