Liqeni i Bajkalit, një bukuri e rrallë natyrore e Siberisë

I madh si një det dhe i thellë sa një hendek oqeani, liqeni Bajkal në Rusi është një nga mrekullitë natyrore të botës. Me një sipërfaqe më të madhe se Belgjika, liqeni përmban gati një të katërtën e të gjithë ujërave të ëmbla në botë. Pellgu masiv i tij është aq i madh sa që të gjithë lumenjve në planet do t’u duhej një vit i tërë për ta mbushur atë.

Pavarësisht kërcënimeve nga tubacionet e naftës dhe aktiviteteve të tjera njerëzore, liqeni Bajkal mbetet kryesisht i pacenuar, me një ekologji jo të rrezikuar nga ndotja e mjedisit, kjo edhe për shkak të madhësisë së tij, si dhe vendndodhjes së largët.

Me florën, faunën dhe kulturën unike të vendasve lokalë, “deti” i shenjtë i Siberisë tërheq në çdo sezon artistë, fotografë dhe turistë nga e gjithë bota. Në fotogalerinë e mësipërme shfaqen disa nga imazhet e bukurisë magjepsëse të liqenit Bajkal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";