Francesco Totti është një ish-futbollist profesionist Italian, i cili luajti për Romën dhe Kombëtaren italiane. Ai është etiketuar si “L’Ottavo Re di Roma” apo Mbreti i tetë i Romës. Totti shpenzoi të gjithë karrierën e tij tek  ekipi i Romës. Aktualisht është golashënuesi i dytë i të gjitha kohërave në ligën italiane me 250 gola dhe i gjashti në të gjitha kompeticionet italiane, me 316 gola.

Totti gjithashtu ka fituar disa trofe, ku më e rëndësishmja ishte “Këpuca e Artë Evropiane” në 2007 dhe “Këmba e Artë” në 2010. Më 17 korrik 2017, Totti konfirmoi tërheqjen nga futbolli profesionist dhe gjithashtu lajmëroi se kishte pranuar një ofertë nga Roma, për t’u bërë drejtori sportiv i klubit.

Së fundmi Totti është në qendër të vëmendjes për ndarjen nga bashkëshortja e tij Ilary Blasi, pas 17 vitesh martesë, prej të cilës patën tre fëmijë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";