
Muzika supozohet të qetësojë njeriun, por gjithashtu mund edhe të nervozojë disa të tjerë, sidomos, kur bëhet fjalë për rastet e të drejtave të autorit.
Gjatë gjithë historisë së industrisë së muzikës, ka pasur incidente të artistëve të akuzuar për “grabitje” të veprave të të tjerëve.
Taylor Swift ishte përfshirë në një rast të tillë që nga viti 2017, kur kantautorët Sean Hall dhe Nathan Butler e paditën atë për këngën e saj masive, “Shake It Off”.
Dyshja pretendoi se hiti i Swift përmban ngjashmëri me këngën e tyre të vitit 2001, “Playas Gon’ Play”, të cilën ata e shkruan për grupin e vajzave 3LW.
Thuhet se padia u rrëzua më 12 dhjetor me kërkesë të avokatëve të të dyja palëve, megjithëse asnjë detaj për një zgjidhje, nëse ka një të tillë, nuk është bërë publike.



