Makinat luksoze dhe të zhurmshme shqetësojnë fqinjët në dasmën që zgjati 4 ditë, njoftohet policia

Fqinjët u detyruan të thërrisnin policinë kur festimet e një dasmë zgjatën katër ditë dhe rruga ishte mbushur me makina luksoze dhe të zhurmshme.

Me dhjetëra makina, mes tyre Porsche e Lamborghini, mbushën rrugët në Telford të Anglisë për 4 ditë me radhë. Zhurma e makinave dhe muzika e lartë detyruan fqinjët të njoftojnë policinë për shqetësimin që u ishte shkaktuar.

Daily Mail citon një banor, i cili ka thënë se po festohej një martesë që ishte anuluar më parë për shkak të masave anticovid. “Dasmë apo çfarëdo qoftë, nuk është koha e duhur për të shpërthyer fishekzjarrët që zgjatën 4 ditë, deri në 3 të mëngjesit”, shkruan një banor në Twitter.

Rasti u konfirmua edhe nga policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
https://a2news.com/wp-content/uploads/2021/07/makinat-luksoze.mp4