Kur flasim për trinjakë sigurisht që është e vështirë t’i dallosh nga njëri tjetri, por ndihma e kësaj tezeje për t’i dalluar vogëlushët është bërë virale në rrjetin Tik Tok.

Nuk po flasim për pedikyr, por një trajtim për të mos i ngatërruar djemtë e vegjël. Henrik e ka të lyer gishtin e madh të këmbës me blu, James jeshil dhe Thomas të kuq.

Tezja rrëfen më tej se muajt e parë e bënte këtë për të mos u ngatërruar duke ushqyer dy herë të njëjtin fëmijë.

Komentuesit e kanë quajtur metodën e manikyrit një ide gjeniale. Gruaja kujton se dhe fëmijët e saj janë binjakë dhe sjell ndërmend ditët kur ngatërronte se kush fëmijë ishte larë e kush duhej të lahej. Ende i ngatërroj thotë ajo dhe pse sot i ka 21-vjeçarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por prindërit e vogëlushëve krahas kësaj metode gjithashtu i veshin djemtë në ngjyrat e tyre blu, jeshile dhe të kuqe.