Mark Zuckerberg “mes peshkaqenëve” në Hawaii

CEO i Facebook Mark Zuckerberg është parë duke bërë sërf në Hawaii ndërsa po përballet me një stuhi kritikash për censurimin e pretendimeve se Covid-19 mund të jetë krijuar në laborator.

Miliarderi i teknologjisë ishte pajisur me mjete për mbrojtjen ndaj peshkaqenëve ndërsa ishte në ujërat rreth ishullit Kauai.

Ishujt Hawaii janë “streha” e shumë peshkaqenëve dhe sulmet e tyre ndaj njerëzve vitin e fundit janë shtuar shumë.

Megjithatë, Zuckerberg e viziton shpesh ku praktikon sërfin, një nga sportet e tij të preferuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";