Nëse ju keni mbetur sërish pa para që nga mesi i muajit dhe keni parë që paga juaj të zhduket pa e kuptuar fare, me siguri po e keqmenaxhoni.

Nëse keni provuar shumë mënyra, por asnjëra nuk ka rezultuar e suksesshme, atëherë ne kemi një truk që do t’ju shpëtojë. Rregulli, mbi të cilin mund të mbështeteni patjetër, sipas ekonomistëve, njihet si ” 50-30-20 ” dhe me të vërtetë premton t’ju ndihmojë të menaxhoni pagën tuaj ndryshe, duke kursyer (më shumë) para.

50% e të ardhurave tuaja duhet të ndahen për shpenzimet bazë, si strehimi, ushqimi, pagesa e faturave. 30% në nevojat që lidhen me stilin tuaj të jetesës, si veshje, argëtim, ndërsa 20% (dhe është më elementari), duhet të lihet mënjanë. Kjo do të thotë se duhet të ndaloni shpenzime të ndryshme të vogla që megjithatë konsiderohen të panevojshme. Edhe 1 apo 2 euro është një hap i rëndësishëm. Nëse bëni llogaritë në fund të vitit, do ta kuptoni.

E gjithë logjika bazohet në kursime të zgjuara pa e privuar veten nga ajo që ju pëlqen, pasi ajo që bën është në thelb të ndryshojë mënyrën se si i shihni gjërat dhe të ndryshoni prioritetet. Rregulli 50-30-20 është aq i thjeshtë sa tingëllon. E mira e këtij rregulli të veçantë është se nuk është shumë i rreptë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo do të thotë që tarifat mund të ndryshojnë në varësi të vështirësisë së çdo muaji.