Mbi 45 mijë amerikanë kanë aplikuar në një “konkurs” me shpresën për të fituar një shans për të qëlluar bizonë në Grand Canyon, Arizona.

Shërbimi i Parkut Kombëtar të SHBA-së ka thënë se vetëm 12 vende janë vakante për fituesit që do të ndihmojnë në vrasjen e kafshëve.

Vendimi për vrasjen e tyre vjen pas raportimeve se popullata e bizonëve ishte bërë shumë e madhe dhe se kishin shkelur burime arkeologjike dhe për të parandaluar dëmtimin e mjedisit.

Pavarësisht se kjo punë kërkon ngjitjen në një lartësi prej 2438 metrash dhe vështirësi të tjera, njerëzit janë shumë entuziastë për të marrë pjesë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri në vitin 2025, Shërbimi i Parkut Kombëtar thotë se do të zvogëlojë madhësinë e tufës së bizonëve të paktën në nën 200, në mënyrë që të mbrojë burimet e parkut nga ndikimet e popullatës.