Shkencëtarët në Australi kanë zbuluar një specie të re të krokodilit parahistorik që ata e kanë pagëzuar me emrin “mbreti i kënetës”.

Krijesa, e quajtur zyrtarisht Paludirex vincenti, ka qenë më e gjatë se pesë metra dhe mbizotëronte rrugët ujore në Queenslandin juglindor, sipas një njoftimi për shtyp nga Universiteti i Queensland.

Ai ka jetuar midis 5.33 dhe 2.58 milion vjet më parë dhe ende nuk dihet se cila është arsyeja e zhdukjes së tij.

Studiuesit e identifikuan krokodilin gjigant nga fosilet e gërmuara në vitet 1980 pranë një qyteti të quajtur Chinchilla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas studimit, ky lloj ka qenë një nga grabitqarët kryesorë në Australi në kohën kur jetoi dhe ka qenë në gjendje të hante marsupialë gjigantë parahistorikë.