“Mbreti i salmonit”, i riu më i pasur në botë

Me një trashëgimi që i kalon 2,2 miliardë euro, në moshën 24-vjeçare norvegjezi Gustav Magnar, një nga njerëzit më të pasur në Norvegji, është përfshirë edhe në listën e miliarderëve të planetit.

Magnar është djali i biznesmenit norvegjez Gustav Witzoe, pronari aktual, themeluesi dhe aksioneri më i madh i kompanisë Salmar, i specializuar në kultivimin e salmonit dhe një nga më të mëdhenjtë në këtë industri në vendin nordik. Ishte viti 2013, kur ai ishte vetëm adoleshent, kur babai i tij vendosi t’i jepte deri në 53% të aksioneve të kompanisë.

Megjithatë, pavarësisht se zotëron pjesën më të madhe të aksioneve dhe ka një pasuri të madhe, Magnar është i përkushtuar ndaj pasionit të tij të madh: modës. I njohur si “Mbreti i salmonit”, ai ka më shumë se 130 mijë ndjekës në profilin e tij në Instagram, ku mund të shihni foto në të cilat ai shfaqet i veshur me rroba të stilistëve të shquar, nëpër udhëtime dhe automjete luksoze.

Ndër mjetet sportive që zotëron Magnari, spikat Lamborghini Urus dhe gjithashtu ka edhe një avion privat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç raporton “Forbes”, Magnar ka bërë investime së fundi edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në “startup”-et e teknologjisë.


Norvegjia hyn në “krizën e salmonit”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";