Një mami “influencer” është kritikuar ashpër pasi ka postuar në TikTok një video duke kërcyer pranë bebit të saj të sëmurë dhe të shtruar në spital.

Whitney Leavitt, një grua amerikane, ka lindur fëmijën në 5 dhjetor dhe vetëm dy javë më pas, i porsalinduri kishte probleme me frymëmarrjen dhe u shtrua në spital.

Por, pavarësisht kësaj, mamaja e re e pa të arsyeshme që të vijonte me postimet në rrjetin social.

“Duhet të jesh vërtet njeri i shpifur për të kërcyer në një situatë të tillë. I shkreti fëmijë”, shkroi një komentues.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa një infermiere u shpreh se një sjellje e tillë, fatkeqësisht, është shumë e përhapur mes nënave që kanë fëmijët e sëmurë: “Shoh shpesh prindër që rrinë gjithë kohën në telefon duke regjistruar vuajtjen e fëmijëve të tyre, në vend që t’i ngushëllojnë ata. Acarohem shumë”.