Me muzikë dhe drita, ju prezantojmë tualetin e së ardhmes

Teknologjia është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Ajo është e pranishme në makinat tona, në frigoriferët tanë dhe madje edhe nëpër lavatriçe.

Nga sot, atë do të mund ta gjejmë edhe aty ku më pak na shkonte mendja: në tualet. Kompania amerikane Kohler ka krijuar një WC me drita LED për krijim atmosfere dhe muzikë. Ky tualet që quhet Numi 2.0 kushton mbi 10 000 euro.

Gjithashtu, ulësja është me ngrohje, shkarkimi i ujit është automatik, kapaku hapet vetë dhe qershia mbi tortë: tharëse për të pasmet.

Sigurisht, nuk mund të mungonte edhe bideja e instaluar, që mund ta rregullohet sipas dëshirës sa i përket temperaturës, pozicionit dhe presionit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tualeti është shpërndarë tashmë nëpër distributorë dhe shitjet e tij do të nisin ditët e ardhshme.