Më në fund! Pas dy vitesh “pushim” nga pandemia, kthehen karnavalet e Rios

Karnavalet e Rio de Zhaneiros janë kthyer sërish, pas dy vitesh ku nuk u zhvilluan për shkak të pandemisë Covid-19.

Shkollat e sambës nga i gjithë Brazili parakaluan, duke e mbushur qytetin plot ngjyra dhe harmoni.

“Sambadromi”, që gjatë kësaj periudhe ka qenë vendstrehim për njerëzit në nevojë dhe gjithashtu një qendër e madhe vaksinimi, u mbush sërish nga balerinat, ashtu siç njerëzit janë mësuar që ta shohin që nga fillimi i viteve 1980.

“Jam shumë e lumtur. Shoh njerëz që po qajnë nga gëzimi. Karnavalet janë jetë. Mund ta shikoni qartë lumturinë në fytyrat e njerëzve, pas dy viteve të gjata duke qëndruar në shtëpi dhe pa karnavale”, tha Ana Vieira, një mësuese gjeografie 48-vjeçare, e cila ka parakaluar në karnavalet e Rios që kur ishte 28 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";