Me pasuri prej 600 milionë paund, Mbreti Charles është më i pasur se Mbretëresha Elizabeth

Mbreti Charles është më i pasur se mbretëresha Elizabeth. Sipas renditjes së Scrooge të përpiluar nga Sunday Times, sot ai është më i pasur se nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, por edhe  Beckhams apo Elton John.

Vlerësimet e reja sugjerojnë se Mbreti Charles ka dyfishuar pasurinë e mbretëreshës së ndjerë me një pasuri prej 600 milionë paundesh. Vitin e kaluar Madhëria e Saj ishte llogaritur se zotëronte rreth 370 milionë puand.

Analiza e financave të tij u krye për Listën e Pasur të Sunday Times, e cila do të dalë muajin e ardhshëm.

Një ish-këshilltar tha se humbja e parave pas divorcit të tij, kishte nxitur një qasje më të kujdesshme në vazhdim. Kursimet e mbretit ka të ngjarë të jenë ndihmuar edhe nga pikëpamjet e tij për mjedisin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa ulja e kostove nuk është arsyeja që ai shpesh vesh rroba dhe kostume të blera vite më parë, por reduktimi i nevojave për artikuj të rinj sigurisht që ka ndihmuar.

Për revistën Vogue në vitin 2020 ai tha: “Unë jam një nga ata njerëz që urrej të hedhin çdo gjë. Prandaj, më mirë do t’i bëja t’i mirëmbaja, madje edhe t’i arnoja nëse është e nevojshme, sesa t’i hidhja.