Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princ Philip, gjyshit të bashkëshortit të saj, Princ Harry.

Lajmi është konfirmuar nga pallati i Buckinghamit, ku theksohet se dukesha e Susexxit nuk është lejuar që të udhëtojë nga mjeku i saj, për shkak të shtatzënisë me fëmijën e dytë.

Princi Filip, Duka i Edinburgut ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare. Bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth, humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it si pasojë e një sëmundje të rëndë, 28 ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";