Ish-zonja e parë Melania Trump është një nga viktimat e rënies së kriptomonedhës.

Gruaja e ish-presidentit amerikan Donald Trump nxori në ankand kapelën e bardhë që mbante kur priti presidentin francez Macron në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2018, së bashku me dy artikuj të tjerë, por ofertat u pranuan vetëm në një monedhë digjitale të quajtur SOL.

Kur filloi ankandi, ekuivalenti fillestar ishte rreth 250,000 dollarë, por për shkak të luhatjeve të kriptomonedhës në mbylljen e ofertave këtë mëngjes, më e larta ishte rreth 170,000 dollarë. Sipas faqes së internetit të ankandit, “një pjesë e të ardhurave ka për qëllim t’u sigurojë fëmijëve në kujdestari akses në programet arsimore të fokusuara në informatikë dhe teknologji”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";