Mund të jemi duke menduar se po bëjmë sado pak për planetin duke përdorur pipëza letre në vend të atyre plastike. Megjithatë, realiteti rezulton të jetë ndryshe.

Sipas një studimi, këto alternativa miqësore me mjedisin në fakt përmbajnë kimikate të qëndrueshme dhe potencialisht toksike.

Në analizën e parë të këtij lloji në Evropë, studiuesit belgë testuan 39 marka pipëzash për grupin e kimikateve sintetike të njohura si substanca poli- dhe perfluoroalkil (PFAS).

PFAS u gjetën në shumicën e pipëzave të testuara dhe ishin më të zakonshmet në ato të bëra nga letra dhe bambu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kimikatet sintetike përdoren për të bërë produkte të përditshme, nga veshjet e jashtme deri tek tiganët që nuk ngjiten, produkte rezistente ndaj ujit, nxehtësisë dhe njollave. Megjithatë, ato janë potencialisht të dëmshme për njerëzit, kafshët e egra dhe mjedisin.

Substancat shpërbëhen shumë ngadalë me kalimin e kohës dhe mund të qëndrojnë për mijëra vjet në mjedis, një veti që ka bërë që ato të njihen si “kimikate të përhershme.”

Ato janë lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë reagimin më të ulët ndaj vaksinave, uljen e peshës në lindje të bebeve, sëmundjet e tiroides, rritjen e niveleve të kolesterolit, dëmtimin e mëlçisë, kancerin e veshkave dhe kancerin e testikujve.

Ekipi i studiuesve bleu 39 marka të ndryshme pipëzash për pije të krijuara nga pesë materiale, letër, bambu, qelq, çelik inox dhe plastikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pipëzat, të cilat kryesisht bliheshin nga dyqanet, supermarketet dhe restorantet e ushqimit të shpejtë, më pas iu nënshtruan dy raundeve të testimit për PFAS. Shkencëtarët dolën në përfundimin se shumica e markave, 69 për qind,  përmbanin PFAS.

Kështu, autorët e studimit këshillojnë njerëzit që të përdorin pipëza inoxi ose të mos i përdorin fare.