Për gati një dekadë tani, “profetët dixhitalë” kanë parashikuar një të ardhme ku bankat do të kursejnë miliarda dollarë dhe ndërmjetësit financiarë do të jenë një gjë e së kaluarës, e gjitha kjo falë blockchain. As mos u habitni nëse e shihni këtë fjalë edhe brenda një çante Miu Miu.

Në një kartë të vogël të bardhë të bërë nga fibra 100% e ricikluar do të shihni mbishkrimin: “Çertifikata e këtij produkti autentik Prada është postuar në platformën e Konsorciumit Aura Blockchain për të regjistruar dhe garantuar integritetin e tij”.

Kompania mëmë e Miu Miu, Prada Group, është një nga disa shtëpi të mëdha luksoze që investojnë në mënyra të teknologjisë së lartë për të gjurmuar produktet e tyre më të kërkuara dhe më të shtrenjta. Vitin e fundit, marka të tilla si Loro Piana, Louis Vuitton dhe Maison Margiela kanë lançuar shërbime të bazuara në blockchain të konsorciumit Aura që lejojnë klientët të verifikojnë se artikulli i tyre nuk është fals.

Rritja e çantave të rreme luksoze
Shpresa është se identifikimi i çantave, palltove dhe unazave të diamantit në këtë mënyrë mund të jetë një ndryshim i lojës në luftën e industrisë kundër falsifikime. Mallrat e falsifikuara dhe pirate përfaqësojnë 2.5% të tregtisë globale, sipas një vlerësimi të vitit 2019 nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Teknologjia Blockchain është vetëm një nga armët që sektori po përdor në një betejë shumëvjeçare kundër falsifikimit. Përpjekjet e fundit përfshijnë platformën e re të Richemont për ndarjen e informacionit rreth orëve dhe bizhuterive të humbura ose të vjedhura, dhe Patou në pronësi të LVMH , e cila lançoi një sistem verifikimi të bazuar në AI, Authentique Verify.

“Një certifikatë dixhitale e autenticitetit është një zgjidhje e shkëlqyer për problemin,” thotë Stefano Rosso, president i shtëpisë franceze të modës Maison Margiela dhe CEO i BVX, të dy pjesë e grupit OTB. “Në të njëjtën kohë, na ndihmon të tregtojmë produktin dhe të gjurmojmë origjinën e tij”.

Koncepti i një blockchain – ku transaksionet regjistrohen në internet, në një sistem të drejtuar nga serverë të shumtë kompjuterësh – fillimisht fitoi famë si sistemi që mbështet kriptovalutat si Bitcoin. Ky informacion është i vështirë për t’u manipuluar, gjë që shumë besojnë se e bën atë një mjet ideal për mbajtjen e të dhënave komplekse, të tilla si gjurmimi i origjinës së një produkti ose zinxhiri i furnizimit. Ndihmon në zgjidhjen e një problemi të madh në botën online – mungesën e besimit – të cilin disa besojnë se mund ta bartin në produktet e botës reale.

Vendosja e Blockchain në mallra luksoze do të jetë një test i madh nëse teknologjia ka ndonjë dobi, pasi kohët e fundit është vënë re se ajo po dëmnton jo pak njerëzimit. Me anë të kësaj metode, klienti mund të regjistrohet si pronar i produktit dhe mund të marrë informacion mbi pridhimin, deri te materiali që është përdorur.  

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";