minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mes peshkaqenëve dhe kushteve të vështira atmosferike, notari përshkon Detin e Kuq

0
Mes peshkaqenëve dhe kushteve të vështira atmosferike, notari përshkon Detin e Kuq

Më parë kishte notuar në ujërat më të ftohta të botës, por për sfidën e tij të fundit, Lewis Pugh kaloi në ekstremin e kundërt. Ai u bë personi i parë që përshkoi me not Detin e Kuq, një aventurë që zgjati 16 ditë dhe e përballi atë me rreziqe të shumta. Dallgë të mëdha, diell i fortë dhe temperatura të larta të ujit, po pavarësisht këtyre, Pugh luftoi me rraskapitjen dhe dehidratimin.

Pugh, notar nga Mbretëria e Bashkuar, është mësuar të përballet me kushte ekstreme në oqeane dhe dete të ndryshme. Mirëpo noti maratonë nga ishulli Tiran në Arabinë Saudite drejt Hurghada-s në Egjipt paraqiste një mori vështirësish, edhe për shkak të trafikut të anijeve që kalojnë në Gjirin e Suezit. Në total, ai përshkoi një distancë prej rreth 123 kilometrash.

Aventura mbartte gjithashtu rrezikun edhe të peshkaqenëve, pasi Deti i Kuq është shtëpia e më shumë se 40 lloje peshkaqenësh. Si mbrojtje, pjesa e poshtme e varkës mbështetëse të Pugh ishte e pajisur me një aparaturë elektronike e aftë për të zmbrapsur peshkaqenët brenda një rrezeje prej katër metrash.

Megjithatë, përveç rreziqeve të shumta, jeta detare që Pugh pa nga afër e la atë të mahnitur nga bukuria magjepsëse. “Kur notoni nëpër shkëmbinjtë nënujorë koralorë, është absolutisht përrallore, sepse ngjyrat janë kaq të gjalla – të verdha, vjollcë, jeshile, dhe sigurisht e gjithë jeta e egër që jeton në to”, thotë ai.

Advertisement

Notarit iu bashkua në eksperiencës e tij edhe notarja Mariam Saleh Bin Laden – e cila u bë e para saudite dhe gruaja e parë që notoi nga Arabia Saudite në Egjipt, si dhe notari egjiptian Mostafa Zaki. Pugh deklaroi se qëllimi i këtij misioni, ishte të sillte në qendër të vëmendjes ekosistemet e rrezikuara detare, dhe veçanërisht shkëmbinjtë koralorë.


sylvia 1 1280x720<!–

–>

Advertisement

“Mbretëresha e thellësive”, 87-vjeçarja që ka kaluar më shumë se 7000 orë nën ujë

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit