Mesazhi sekret në pikturën e famshme ekspresioniste

Një hetim i bërë nga ekspertë të artit në pikturën e famshme të Edvard Munch “The Scream” (Ulërima), duket se ka zgjidhur përfundimisht një nga misteret e artit modern. “Mund të jetë pikturuar vetëm nga një i çmendur”, kjo është fraza e shkruar në këndin e sipërm të pikturës, që ka qenë objekt debati për dekada dhe besohej gjerësisht se ishte një akt vandalizmi. Në fakt, tashmë mendohet se është një mesazh i shkruar nga vetë artisti.  

Kryevepra ekspresioniste është një nga pikturat më të famshme të kohëve moderne dhe për të analizuar atë kuratorët përdorën teknologjinë infra të kuqe. Përfundimi i tyre është se me siguri mesazhin e ka shkruar vetë artisti dhe kjo u kuptua pas krahasimit të shkrimeve të ndryshme në letrat e tij.

Gjithashtu, mendohet se Munch mund ta ketë shkruar këtë frazë vetë pas shfaqjes për herë të parë në publik të pikturës. Vepra u kritikua dhe u paragjykua, aq sa vuri në dyshim edhe gjendjen emocionale dhe mendore të Munch, çka mendohet e shtyu atë ta shkruante vetë frazën shumë të diskutuar, “mund të jetë pikturuar vetëm nga një i çmendur”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";