Mësuesi i fiksuar ndërton replikën e Titanikut me Lego

Një mësues i fiksuar pas lojërave Lego përdori 25 mijë pjesëza për të rikrijuar në mënyrë të detajuar një replikë të anijes së famshme Titanik përpara se fati i saj të vendosej në fund të detit.

31-vjeçari Niklaus Meier nga Zvicra shpenzoi 2600 euro për të blerë pjesët e Legos që të sillte në jetë anijen gjigante.

Pa përdorur asnjë instruksion, atij iu deshën 8 javë për të kopjuar me detaje të gjitha varkat e shpëtimit, dritaret në një kopje të Titanikut të shkallës 1 me 145.

RMS Titanik u mbyt pasi goditi një ajsberg ndërsa kryente udhëtimin e saj të parë nga Southampton në Nju Jork, në prill të vitit 1912. Në atë kohë, anija luksoze ishte më e madhja në botë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo mbante disa nga njerëzit më të pasur në botë, si dhe qindra njerëz nga Britania, Irlanda që kërkonin një jetë të re në Shtetet e Bashkuara.