“Miqësitë nuk i zgjedhim rastësisht, por sipas pasioneve që zotërojmë”. Këtë shprehje nga shkrimtari italian Alberto Moravia zgjodhi “Dita Jonë” për të çelur sezonin e ri televiziv, nën e drejtimin e Aulona Mingës dhe Drini Zeqos.

Alberto Moravia është ndër emrat më të rëndësishëm të letërsisë italiane dhe europiane të shekullit të 20-të. Pas një sërë përvojash në publicistikë dhe në prozën e shkurtër, më 1929 u botua romani shumë i suksesshëm i tij “Indiferentët”, që u pasua nga njëri dhjetëvjeçar në tjetrin nga mjaft romane e vëllime me tregime, drama e përmbledhje eseistikë.

Shumë nga romanet e tregimet e Moravias janë bërë edhe filma nga regjisorë të rëndësishëm të pas-Luftës së Dytë Botërore. Mendohet se Moravia ka fituar 17 kandidime për çmimin Nobel për letërsinë, por nuk e fitoi asnjëherë. Në vitin 1984 u zgjodh si kandidat i pavarur në Parlamentin Europian, ndërsa një vit më vonë iu dha titulli “Personalitet Europian”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";