Një biletë për të parë kombëtaren në Kampionatin Europian, sidomos në ditët e sotme kur numri i tifozëve është i limituar, është një dhuratë e jashtëzakonshme, e parefuzueshme.

Kështu mendoi edhe 37-vjeçarja Nina Farooqi, i cili mori një biletë nga shoqja e saj, por sot është e papunë.

Shoqja e saj kishte siguruar dy bileta për gjysmëfinalen Angli-Danimarkë në Wembley dhe e ftoi 37-vjeçaren për në stadium. Nina nuk u mendua dy herë dhe telefonoi në punë, duke u thënë se ishte shumë e sëmurë dhe nuk mund të paraqitej. Megjithatë, kamerat në Wembley e tradhtuan atë, teksa u shfaq duke festuar pas triumfit ndaj nordikëve. Menjëherë ajo u pa nga kolegët e punës, por edhe shefi i saj. Të nesërmen, ajo u shkarkua. “Mos u mëso të mashtrosh, e ke humbur vendin e punës”, ishte telefonata që Nina mori teksa po kthehej në shtëpi të enjten.

Në një reagim të mëvonshëm, drejtori i kompanisë “Composite Prime”, Charles Taylor, tha se punonjësja e saj mund ta kishte ndjekur ndeshjen nga stadiumi dhe sot të ishte sërish në punë, nëse nuk do të kishte gënjyer. “Është një kohë emocionuese për të gjithë në Angli dhe duke na thënë të vërtetën, ne do ta kishim lejuar atë të shkonte në një ndeshje kaq të rëndësishme futbolli. Fatkeqësisht, me këtë rast punonjësja jonë gënjeu, duke marrë një ditë pushimi si e sëmurë, por për të marrë pjesë në ndeshjen e futbollit, të mërkurën, 7 korrik”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nina u pendua për veprimin e saj, duke kërkuar edhe falje, ndërsa shtoi se të paktën Anglia është në finale.