Mrekullitë nga bota e egër, publikohen fotografitë e konkursit për vitin 2021

Janë publikuar imazhet mahnitëse nga konkursi i fotografisë për botën e egër natyrore. Edicioni i 57-të i këtij viti, i cili organizohet nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër, kishte një numër rekord pjesëmarrësish.

Juria përzgjodhi midis 50 000 paraqitjeve nga fotografët e 95 vendeve të ndryshme, duke vlerësuar “kreativitetin, origjinalitetin dhe përsosmërinë teknike”.

“Këto imazhe të jashtëzakonshme tregojnë diversitetin e pasur të jetës në Tokë, por tregojnë edhe historinë e një planeti, sfidat urgjente me të cilat përballemi dhe veprimet që duhet të ndërmarrim”, tha Doug Gurr, drejtor i Muzeut të Historisë Natyrore, në njoftimin për shtyp.

Fituesit e konkursit do të shpallen më 12 tetor dhe do të shfaqen në një ekspozitë të hapur nga 15 tetori deri më 5 qershor 2022.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";