Qeveria meksikane ka organizuar një lotari, ku do të fitohen pasuritë e sekuestruara nga emrat e mëdhenj në trafikun e drogës. Me pak më shumë se dhjetë euro mund të fitoni banesa dhe sende luksoze të El Chapos.

“Bileta e artë” është pikërisht vila e tij luksoze në Culiacàn , ku Joaquin “El Chapo” Guzmàn ishte fshehur para arratisjes së tij, në shkurt 2014.

Një tjetër vilë e kërkuar është shumë më e pasur, ajo e Amado Carrillos Fuentes, bosit të kartelit Juarez i cili u bë i famshëm për sistemin e tij të tregtimit të drogës me avionë dhe anije.

Çmimet do të ndahen më 15 shtator që shënon dhe Ditën e Pavarësisë së Meksikës. Në tërësi, fondi i çmimeve arrin vlerën e 250 milionë pesos, domethënë mbi 10 milion euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";