Ndahet nga jeta protagonistja e “Peaky Blinders”

Aktorja Helen McCrory, e njohur për rolet e saj në “Peaky Blinders” dhe “’Harry Potter”, është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare.

Lajmi u bë me dije nga bashkëshorti i saj, aktori Damian Lewis përmes një statusi në Twitter, ku shkruhej se Helen humbi betejën me kancerin, dhe në momentet e fundit të jetës shoqërohej nga familja e saj.

“Me zemër të thyer ju njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur dhe e fuqishme, Helen McCrory ka vdekur e qetë në shtëpi, e rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve.”, shkroi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";