Një video krejt e pazakontë është filmuar në rrugët e Kuvajtit, ku shihet një grua teksa mban në krah luanin e shtëpisë, i cili ishte “arratisur” më herët.

Videoja është regjistruar në Sabahiya dhe aty tregohet vështirësia që ka gruaja për të mbajtur të bindur mbretin e kafshëve, që duhet thënë është ende këlysh.

Në Lindjen e Mesme shumë njerëz të pasur mbajnë kafshë të egra, si luanë, tigra apo leopardë për të treguar luksin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";