Princi Harry foli hapur për një cikël “dhimbjesh dhe vuajtjesh” në familjen mbretërore britanike dhe la të kuptohet se është shumë kritik ndaj mënyrës se si e rriti babai i tij, Princi Charles.

Në një intervistë që pritet të nxehë edhe më gjakrat, në podcastin “Armchair Expert” në një bisedë me aktorin Dax Shepard, duka i Sussex-it tha:

“Kur bëhet fjalë për prindërimin, nëse kam përjetuar ndonjë formë të dhimbjes ose vuajtjes për shkak të dhimbjeve dhe vuajtjeve që ndoshta babai im ose prindërit e mi kanë përjetuar, do të përpiqem ta prish këtë cikël në mënyrë që të mos e përcjell.”

Princ Harry u shpreh se i ati e rriti atë në mënyrën se si ishte rritur vetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E di që është i lidhur me prindërit dhe do të thotë se më ka trajtuar ashtu siç është trajtuar. Kështu që si mund ta ndryshoj unë këtë për fëmijët e mi?”

Harry gjithashtu përshkro të njëzetat e tij të hershme dhe festat, ndërsa luftonte me përgjegjësitë e të qenit anëtar i familjes mbretërore.

“Unë nuk e dua këtë punë, nuk dua të jem këtu, nuk dua ta bëj këtë, shiko çfarë i bëri mamasë time”, kujton Harry.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";