Në jahtin 5,2 milionë euro të spanjollit Nadal

Rafael Nadal, i cili konsiderohet si një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave, tashmë ka gjetur kohë për të pushuar dhe këtë po e bën në jahtin e tij luksoz, Sunreef Great White, të cilin e bleu 2 vite më parë për 5,2 milionë euro.

Një mjet lundrues i denjë për një legjendë të sportit si spanjolli 35-vjeçar. Jahti, i cili ka fituar çmimin “Best of the Best” nga revista luksoze amerikane “Robb Report” ka një “spa”, një bar në kuvertë, katër kabina për të ftuarit. Jahti është i gjatë 24 metra. Ai ka një tryezë për 8 persona dhe 2 televizorë gjigantë.

“Sa herë jam në Majorka, përpiqem të dal në lundrim. Deti është pjesë e jetës time dhe nuk është sekret që unë e dua atë”, ka thënë Nadal pasi bleu superjahtin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";