Duhanpirja do të jetë e ndaluar brenda ambienteve të shtëpisë, në San Francisko. Por ka një përjashtim: pirja e hashashit do të lejohet.

Bordi i supervizorëve të qytetit votoi të martën e kaluar 10-1 në favor të ndalimit të pirjes së cigareve në apartamente, me përjashtim të kanabisit. Rregulli i ri u miratua për të mbrojtur banorët e tjerë të shtëpisë nga pasojat e tymit të cigares. Por marijuana terapeutike do të lejohet. Shkelësit do të përballen me një gjobë prej 1000 dollarësh.

Pirja e duhanit është e paligjshme në hapësirat publike, por rregulli i ri futet brenda apartamenteve dhe banesave private. Megjithatë, urdhri pritet të shkojë javën e ardhshme në zyrën e kryetares së Bashkisë, London Breed, e nëse e firmos, hyn në fuqi 30 ditë më vonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";