Në krah të vajzës 18-vjeçare dhe të dashurit të saj, Bill Gates rishfaqet në publik

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates është fotografuar për herë të parë në publik që kur njoftoi divorcin e tij nga Melinda Gates.

65-vjeçari u pa në Manhattan të shtunën pasi zbarkoi nga avioni i tij privat në Aeroportin Newark në New Jersey.

Unaza e martesës ishte ende në dorën e tij të majtë ndërsa shoqërohej nga vajza e tij 18-vjeçare Phoebe dhe i dashuri i saj Chaz Flynn.

Një nga çiftet më të pasura në botë, Bill dhe Melinda Gates kanë deklaruar divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash. Për herë të parë, çifti u takua në vitin 1980, kur Melinda iu bashkua Microsoftit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çifti i miliarderëve janë prindër të tre fëmijëve, Jennifer, Phoebe dhe Rory. Ata janë bashkëthemelues të organizatës Bill & Melinda Gates Foundation. Fondacioni ka si qëllim dhe shpenzon me miliarda para për të luftuar kauza të tilla si sëmundjet infektive apo inkurajimin e vaksinimit te fëmijët.