Shtëpia e modës Pierr eCardin ngjiti në pasarelë, në një shfaqje homazh, me tematikë futuristike, modelet e reja, frymëzuar nga e shkuara, në nder të stilistit që u nda nga jeta në dhjetor të 2020, në moshën 98-vjeçare.

Në një karrierë në modë, për më shumë se 60 vjet, Pierre Cardin u admirua dhe përçmua nga mijëra vetë, për sensin e tij të guximshëm e të fortë të modës dhe të të bërit biznes, sikurse pushtoi pasarelat e modës, me fustanet e tij futuristike, me modele e prerje gjeometrike.

Në sfilatën homazh, të krijuar nga nipi i tij, Rodrigo Basilicati-Cardin u ngjitën në skenë krijimet e tij më të mira në 6 dekada si dhe krijimet e mbetura thjesht në letër, para se ai të ndahej nga jeta 1 vit më parë.

E në fakt, sfilata u organizua, si për t’ju përshtatur temës, në “Muzeun ajror dhe Hapësinor” në veri të Parisit, ku pasarela u mbush me dhjetëra modele në ngjyra e teknika të ndryshme. Shfaqja u transmetua live edhe në kinematë në Dallas, Meksikë, Moskë dhe Tiranë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";