Siberia është një nga zonat më të ftohta dhe më pak të vizituara në botë, falë dimensioneve dhe kushteve klimaterike.

Brenda Siberisë, ekziston një rajon ku vërtetë ndihesh i hedhur me katapultë në një epokë parahistorike. Jakutia, ose Republika e Sahasë siç njihet zyrtarisht në Rusi, mban një pasuri të vërtetë natyrore, ku pa ndikimin e njeriut në disa raste ka mbetur ende në kohën e epokës së Akullt.

Thesare ky rajon i izoluar ka edhe në nëntokë, ku shkrirja e akujve dhe te shtresës së permafrostit ka nxjerrë krijesa parahistorike, duke filluar nga fildishi i çmuar i mamutëve. Por krahas dëshmive të çmuara, ngrohja e asaj zone po sjell edhe rreziqe potencialisht vrastare për njerëzit.

Jakutia, ose Republika e Sahasë siç njihet zyrtarisht në Rusi, mban një pasuri të vërtetë natyrore

Një nga këto është zbulimi i disa viruseve që kanë mbetur të ngrirë për mijëra vjet, por që tashmë janë ngjallur. Më i vjetri prej tyre është Pandoravirus yedoma, që mendohet se ka jetuar më shumë se 48 mijë vjet më parë. Virusi në fjalë u gjend rreth 16 metra në thellësi të liqenit Yukechi Alas, dhe sipas virologëve bëhet fjalë për një rekord botëror.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas studimeve të universitetit të Marsejës, këto ende nuk janë të rrezikshme për njerëzimin, sepse për momentin viruset e zbuluara kanë aftësinë për të infektuar vetëm organizma njëqelizore.

Por kjo nuk përjashton faktin, madje e bën shumë të mundshëm, që viruse të tjera që ndodhen aty mund të jenë shumë herë më të rrezikshme, aq më shumë vitet e fundit ku lakmia e njeriut ka çuar aventurierë të shumtë që të kërkojnë flori duke shkulur shtresat e permafrostit të shkrirë, duke e shndërruar gjithë atë rajon në një zonë të favorshme për gjenerimin e pandemive.


<!–

–>

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në kërkim të dhëmbëve të mamuthëve, jeta e mundimshme e minatorëve rusë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";