minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nëpër Shqipëri…me motorë e biçikleta, turistët “pushtojnë” vendin 

0

Udhëtimet për aventurë me motorë dhe biçikletë nëpër rrugët e Shqipërisë, që nga veriu në jug tashmë janë kthyer në një trend për turistët e huaj ndërkohë që shumë prej tyre pushojnë në bregdetin shqiptar.

Një grup motoristësh aventurierë nga Serbia, Turqia dhe Polonia që po e vizitojnë Shqipërinë, jo vetëm për detin dhe qetësinë, pordhe për adrenalinën, relaksin, e vështirësitë e çdo gjë tjetër që sjell udhëtimi me motor në rrugët e vendit tonë që e nisën nga Kukësi për ta vijuar në Vlorë e Sarandë ku do të qëndrojnë disa ditë.

”Jam nga Sanxhaku. Po shkoj në Shqipëri për pushime, në bregdetin e Shqipërisë. Shqipëria është e bukur dhe me plazhe e bregdet të mirë. Për çdo vit vijë në Shqipëri. Do të qëndrojë dy ditë në Vlorë, dy ditë në Ksamil dhe dy ditë në Sarandë. Më pas në Greqi dhe në Mal të Zi”, thotë njëri prej tyre.

”Jam nga Turqia. Po shkojmë në Shqipëri në Vlorë dhe Ksamil  për pushime në bregdet. Vlora është shumë e bukur edhe Shqipëria është e bukur. Njerzit janë të mirë. Edhe bregdeti është i bukur me pak probleme, por është i bukur. Do të qëndrojë katër ditë e më pas në Mal të Zi”, pohon një tjetër.

Advertisement

 “Jemi nga Polonia. Do të udhëtojmë në Shqipëri dhe më pas do të udhëtojmë nëpër rrugët e Malit të Zi e më pas në Poloni. Kemi kaluar në Sllovaki, Hungari, Rumani, Serbi, Kosovë e tani në Shqipëri. Hera e parë që vijë në Shqipëri. Shokët e mi kanë qenë më përpara. Ne zakonisht preferojmë rrugët në male që ju përshtaten edhe mjeteve tona”, janë fjalët e një vizitori polak për A2 CNN.  

Shqipëria po i pëlqen edhe Xhejmsit nga Alaska e SHBA  që aventurën e udhëtimit me biçikletë nëpër rrugët e vendit tonë e ka nisur nga Greqia. Atë e takuam në rrugën e Kombit, gjatë pushimit pas një rruge të gjatë nëpër Kosovë. Xhejmsi vjen për herë të parë në Shqipëri ndërsa për Malin e Gjallicës në Kukës, thotë se është i ngjashëm me relievin e vendlindjes së tij.

 “Jam nga Alaska, sonte do të jem në Fushë-Arrës më pas në bregdet, më tej në Mal të Zi, Kroaci, Slloveni. Kam filluar udhëtimin nga Athina. Fundi i udhëtimit tim me biçikletë do të jetë Venecia e më pas në shtëpi. Dua të shohë vendin dhe shtëpinë tuaj. Vij për herë të parë. Më pëlqen shumë. Vend i mirë. Vetëm 1 orë që jam në Shqipëri dhe duket vendi i bukur. Dy ditë do të jem në Shqipëri. Komunikimin me njerëzit që do të takoj do e bëj me Google Translate. Më vjen keq që nuk di shqip”, thotë amerikani.

Viteve të fundit turizmi rrugor me biçikleta e motorë është bërë i preferuari për aventurierët e natyrës dhe turistët e huaj.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit