Grupi italian “Maneskin”, që triumfoi në Eurovision, është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi dy anëtarë të grupit shkëmbyen një puthje në transmetim direkt.

Puthja e shumëpërfolur ndodhi gjatë Polsat SuperHit Festival 2021, në Poloni, për të thënë se “dashuria nuk është kurrë gabim” dhe për të shtyrë përpara të drejtat e komunitetit LGBT+.

Damiano David, vokalisti i “Maneskin”, dhe Thomas Raggi, kitaristi i grupit u shprehën se “të gjithë duhet të jenë plotësisht të lirë të bëjnë çfarë të duan”.

“Maneskin” fitoi edicionin e këtij viti në Eurovision, me këngën “Zitti e Buoni”, duke qenë më i votuari në natën finale me 524 pikë. Pas fitores, grupi u akuzua për plagjiaturë, por dhe se konsumuan drogë live.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";