
Në foto është ura, ose qendra e komandës, në Le Redoutable – “nëndetësja më e madhe dhe e vetme ish-bërthamore e hapur për publikun në botë”.
Në foto: Sistemi i tunelit në bazën nëntokësore për V3 – “një super-armë”.
Në foto: “Tuneli i Shpresës”, që përben një nga atraksionet kryesore turistike në Sarajevë.
Nga viti 1972 deri në vitin 1987, ka qenë kamp për të burgosurit politikë.
Në foto: “Rrënoja e asaj që ishte Salla e Promovimit Industrial në Hiroshima”. Kupola qëndronte vetëm 150 m nga qendra e shpërthimit të bombës atomike.
Në foto: Triçikleta e djegur dhe helmeta e një viktime katërvjeçare të bombardimeve në Hiroshima.
“Atlas of Dark Destinations” (Atlasi i Destinacioneve të Errëta), është një libër i veçantë, i cili përshkruan dhe liston mbi 300 vende në 90 shtete, të konsideruara si “Site të turizmit të errët”. Autori dr. Peter Hohenhaus shpjegon se “turizmi i errët” është një mënyrë për të mësuar më shumë rreth historisë. “Vetëm mendoni për këtë: nëse keni vizituar ndonjëherë një muze përkujtimor ose keni qëndruar pranë varrit të një personi të famshëm, atëherë edhe ju keni vizituar një vend të turizmit të errët”, thotë ai.
Atlasi rendit vende, muze, varre, mbetje arkeologjike, tunele apo bunkerë, duke u vendosur edhe “vlerësimet e errëta” me pikë nga 1 në 10. Fotogaleria e mësipërme rendit vetëm disa prej këtyre vendeve që shpjegohen me detaje në vepër.